Arsenal dhe Manchester City zhgënjejnë në shtëpi (VIDEO)


Kanë përfunduar 6 takimet e pasdites së sotme në Premier Ligë, aty ku bie në sy barazimi 2-2 i Mançester Sitit me Kristal Palasin.

Ekipi i drejtuar nga Guardiola edhe pse përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, nuk mundi të dilte me tre pikët nga kjo sfidë, pasi miqtë gjetën golin që vlen një pikë në fund.

Aguero me dopietë përmbysi golin e Tosun, por Fernandinjo me autogol, i hoqi pikët nga duart ekipit të tij.

Ndërkaq një mbasdite jo e mirë ishte dhe për Arsenalin, që nuk di të fitojë dhe ka ngecur në barazim 1-1 me Shefild Junajtid.

Edhe Evertoni i drejtuar nga Ançeloti ka barazuar 1-1 ndaj Uest Hemit në transfertë, në një sfidë aspak të lehtë për ekipin e teknikut italian.




Shtuar më 18/01/2020, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori