Arsenal kalon në gjysmëfinale (VIDEO)
Arsenal ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 skuadrën gjysmë amatore, Lincoln City.

Golat në këtë takim i shënuan Walcott, Giroud, Waterfall (autogol), Sanchez dhe Ramsey.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajtën Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq dhe u zëvendësua në minutën e 61’të./Albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori