Arsenal mposht Wolves, mban gjall shpresën për një vend në Evropë (VIDEO)
"Gunners" kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Wolverhampton, me rezultatin 0:2.

Goli i parë i këtij takimi erdhi nga Bakayo Saka, talenti që dy ditë më herët kishte nënshkruar kontratën e re me skuadrën. Saka gjeti golin në minutën e 43’.

Për të vulosur fitoren e Arsenal u desh të pritej deri në minutën e 86’, kur Alexandre Lacazette për mrekulli pranoi një top në zonë, për të mposhtur më pas portierin e Wolves, për rezultatin 2:0.

Me këtë fitore, Arsenal afrohet në pozitën e shtatë, me tri pikë më pak se Wolves që kanë 52 pikë në një pozitë më lartë.
Shtuar më 04/07/2020, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori