Arsenal ka zhgënjyer përsëri. Të besuarit e Unai Emery kanë barazuar 1-1 ndaj
Brighton dhe tani shpresa e vetme për të luajtur në Champions
League vitin tjetër është
nëse fiton Europa
League.
Ose
nëse fiton me një goleadë ndeshjen e fundit me shpresën që edhe Tottenham të humbasë ndaj Everton.
Arsenal e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 9’ të takimit.
Ishte Pierre-Emerick Aubameyang ai që shënoi golin e tij të 20-të në Premier
League nga pika e bardhë e penalltisë.
Vendasit kishim mundësi të shënonin edhe gola të tjerë, po kanë shpërdoruar shumë.
Pas pushimit, një mungesë pakujdesie e Granit Xhakës brenda zonës i ka dhënë mundësinë
Brighton të barazojë po me penallti në minutën e 60’.
Ishte veterani i sulmit Glan Murrayy ai që u tregua i saktë përballë Leno-s. Një rezultat i keq për Topçinjtë, të cilët sulmojnë me shumë forca pas barazimit.
Aubameyang duhet të kishte shënuar pasi kishte disa mundësi të mira, por sulmuesi nga Gaboni ka gabuar para portës. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2019,
ora 20:18