Arsenali ndalet nga Leeds (VIDEO)
Është mbyllur në barazim pa gola sfida e javës së nëntë të Premier League mes Leeds-it dhe Arsenal-it.

Rastet nuk kanë munguar për të dy skuadrat, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në minutën e fundit.

Vendasit kanë patur një avantazh të madh, duke parë se kanë luajtur për me shumë se 40 minuta me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq të marrë nga Nicolas Pepe.

Ylli i Arsenal-it është ndëshkuar pas një goditje me kokë ndaj Alioski-t.

Arsenal mban vendin e 11-të në renditje me 13 pikë, shtatë larg kreut, ndërsa Leeds ndodhet në të 14-in më 11 pikë.

Shtuar më 22/11/2020, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori