Arsenali nuk pyet për Napolin (VIDEO)
Arsenal vazhdon me formën e mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin F, Topçinjtë mposhtën Napolin me rezultat 2-0.

Goli i parë i takimit u shënua nga Mesut Ozil (8’), gol i cili ishte edhe i pari me fanellën e Arsenalit. Shtatë minuta më vonë, Olivier Giroud shënoi për 2-0.

Pavarësisht përpjekjeve për të shënuar, Napoli nuk arriti të shënojë.

Vlen të theksohet se Valon Behrami luajti që nga minuta e parë për Napolin, ndërsa Blerim Xhemaili ishte në bankën rezervë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Borussia Dortmundi ka mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën e Marseille. Autor të golave ishin Robert Lewandowski (19’, 79’) dhe Marco Reus (52’).

Grupin F, kryeson Arsenali me gjashtë pikë ndërsa Napoli dhe Dortmundi kanë nga tri pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori