Arteta "thumbon" Ozilin, e nënkupton si spiunin e ekipit (VIDEO)
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka “thumbuar” Mesut Ozilin. Ai ka theksuar se ka informacione për njeriun që u jepte lajme mediave dhe ka shigjetuar pikërisht futbollistin e larguar drejt Fenerbahçes.

Numri një i stolit i pyetur në lidhje me personin që ka dhënë informacione ka theksuar se di diçka. “Kam disa informacione se kush mund të jetë personi që na ka nxjerrë informacionet”.

I pyetur se nëse është një persona që u largua nga klubi, duke nënkuptuar gjithmonë Mesut Ozilin, ai deklaroi: “Nuk kam komente për diçka të tillë”, – duke i lënë të gjithë ta kuptojnë diçka të tillë.
Shtuar më 21/01/2021, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori