Arthur largohet nga Barcelona me mesazh prekës (VIDEO)
Përmes rrjeteve të tij sociale, Arthur Melo ka publikuar një video në të cilën përshëndet Barcelona.

Në ditët në vijim mesfushori brazilian do të bashkohet me Juventusin, ku do të fillojë aventura e tij e re.

“Faleminderit për gjithçka, Barcelona”, shkroi lojtari në spanjisht, sigurisht me shkrim katalanas.


Pastaj në video: “Largimi është gjithmonë i vështirë, u ndjeva në shtëpi. Lë një klub të jashtëzakonshëm që do të ketë gjithmonë zemrën time, gjë që më bëri të zbuloj një kulturë të re dhe më bëri të rritem si lojtar dhe mbi të gjitha si person”.

“Ndihem shumë me fat që kam luajtur me futbollistë që sot mund t’i konsideroj miq, njerëz me zemër të madhe dhe të kem pasur tifozë si ata, të cilët më kanë treguar dashuri të jashtëzakonshme. Jam krenar që kam mbrojtur fanellën e një prej skuadrave më të forta në botë. Sot është ditë lamtumire, por Barcelona gjithmonë do ta ketë zemrën time. Faleminderit për gjithçka, Barcelona”.

View this post on Instagram

Gràcies per tot, Barcelona.

A post shared by Arthur Melo (@arthurhmelo) on

Shtuar më 24/08/2020, ora 22:35
Bilbil Gjojdeshi..
e Martë 25 Gusht 2020, Ora 11:18
Besoj se mënyra se si je shprehur tregon falsitet.
Të përzun me shkelma, nga Barcelona, më i besueshëm do të ishe komplimentet ti kurseje për skuadren që beson te ty..forca Juve.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori