As Bale e Ronaldo nuk i mjaftojnë Realit për të mposht Villarealin (VIDEO)
Nuk ka mjaftuar as Bale e as Ronaldo për t'a mposhtur Villarealin. Takimi i të shtunës mbrëma mes Villarealit dhe Real Madridit ka përfunduar baraz, 2-2.

Edhe pse formacioni startues i Los Blancos kishte vlerë prej 387 milionë eurosh, në pjesën e parë nuk arriti të kontrollojë lojën ndaj Villarealit të cilët u treguan më të mirë.

Golin e parë e ka shënuar Cani në minutën e 21-të ndërsa Gareth Bale ka barazuar në minutën e 38-të.

Në minutën e 64-të, Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi Realin por Villareali nuk kishte ndërmend të dorezohet.

6 minuta më vonë, Giovani dos Santos shënoi golin e barazimit duke mos e lënë Realin të kthehet në Madrid me 3 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 00:54
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Real Madrid Club de Fútbol në Albeu
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Villarreal Club de Fútbol në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori