Atalanta bllokohet para ndeshjes ndaj Milanit (VIDEO)


Një barazim i mirë apo dy pikë të humbura? Varet nga perspektiva.

Atalanta i Gian Piero Gasperini nuk e shfrytëzoi rastin në rikuperimin e javës së dhjetë kundër Udinese: përfundoi 1-1 n Dacia Arena me golat në pjesën e parë nga Pereyra dhe Muriel.

Megjithatë, arbitri fali Atalanta, pasi Gollini humbi topin dhe pengoi Pereyra te këmbët.

Edhe pse krijuan më shumë, bergamaskët nuk shkuan dot më shumë se sa pika në Friuli, me skuadrën e Udineses që ndal disi gjakderdhjen pas dy humbjesh.

Ndërsa Atalanta është në barazimin e dytë radhazi dhe 1 gol i shënuar në 180 minuta të luajtura. Të shtunën ndeshja ndaj Milanit në “San Siro”.
Shtuar më 20/01/2021, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori