Atalanta e Gjimshitit poshtëron Juventusin dhe eliminon nga Kupa e Italisë (VIDEO)
Atalanta ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 në "Stadio Atleti Azzurri d'Italia", ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Skuadra nga Bergamo luajti një ndeshje të mirë ndaj kampionëve të Italisë, kështu duke marrë biletën për gjysmë-finale.

Timothy Castagne zhbblokoi ndeshjen në minutën e 37', ndërsa dy minuta më vonë, Duvan Zapata dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, Zapat shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 86’ që ishte edhe rezultati final i ndeshjes.

Juventusi arriti të shkojë deri në finale të Kupës së Italisë për katër vite radhazi, mirëpo kësaj radhe u ndal nga skuadra e Gian Piero Gasperinit.

gjysmë-finale, Atalanta do të takohet me Fiorentinën, kurse Milani mund të përballet në gjysmëfinale me Interin ose Lazion.
Shtuar më 30/01/2019, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori