Atalanta "shpartallon" Valencian (VIDEO)








Sfida e Atalantës me Valencian në “San Siro” u duk sikur u kthye në goleadë.

Valencia u mposht me rezultatin e turpshëm 4-1.

Golin e vetëm për Valencian e bëri Çerishev në minutën e 66.

Por serinë e golave e nisi Hateboer i Atalantësminutën e 15. Porta e Valencias u shpartallua sërish në minutën e 41 nga Iliçiç, ndërsa 16 minuta më vonë ishte radha e Frojler për të shënuar gol.

Minuta e 63 ishte e Hateboer, i cili në sytë e më shumë se 50 mijë tifozëve shënoi dopietën, duke e çuar kështu rezultatin në 4-1 për Atalantan.

Ndërkohë ndeshja e këthimit do të luhet në 10 mars në Spanjë.
Shtuar më 19/02/2020, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori