Thellohet kriza e kampionatit te
Napoli. Pas dy barazimeve, me Bolognan dhe Chiveon, ja ku vjen edhe humbja.
Atalanta, ose më saktë, ish napolitani German Denis është ai që ka ndëshkuar Axurrët me dopietën e tij (min 47, 65) dhe Maxi Morales (min.70). Me këtë disfatë
Napoli i largohet gjithmonë e më shumë dyshes kryesuese, por tani ve në rrezik edhe vendin e tretë.
Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e pastër e Lazios 0-2 përballë Chievos me gola të Candrevas dhe
Keita, ndërkohë që titullar ka luajtur edhe portieri i kombëtares shqiptare Etrit
Berisha.
Kujtojmë që ndeshja Roma-Parma u ndërpre për shkak të rreshjeve të shiut. /albeu.com/
Atalanta 3 - 0 SSC
Napoli
Catania 3 - 3 Livorno
Chievo 0 - 2
Lazio
Sassuolo 1 - 2 Hellas Verona
Shtuar më 02/02/2014,
ora 17:56