Atletico Madrid ndalet që në javën e parë (VIDEO)
Pëlqej
Fitorja në Superkupë lë pasojat e saj te Atletico Madrid, që e nis kampionatin me një barazim. Kampionët e Spanjës regjistruan një rezultat të bardhë në derbin e parë sezonal ndaj Rayo Vallecano-s, që jo vetëm mori një pikë por gjithashtu dhe mund të kishte fituar sfidën e luajtur në Valleca, ku sidomos në pjesën e dytë shpërdoroi shumë raste.

"Los Colchoneros" pa Simeonen në stol dhe të ngarkuar fizikisht u fikën pas 45 minutave të para, ku patën dy mundësi shumë të mira për të kaluar përpara me anë të Mario Mandzukic, që nuk i shfrytëzoi siç duhet, sidomos rastin e minutës së 25-të.

Rayo Vallecano që ishte më i freskët në pjesën e dytë ndryshoi ritmin e ndeshje duke vënë në vështirësi në më shumë se një rast Moyan, që madje në minutën e 71-të realizoi një pritje vendimtare duke ruajtur të paprekur portën e të tijve që e nisin me një barazim pa gola kampionatin, me Rajon që u hakmorr për dy goleadat e vjetshme që i shkaktoi skuadra "rojiblanco". /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori