Atletico i tregon Realit se nuk është rastësisht kampion (VIDEO)
Atletico Madrid
Kampioni aktual i Spanjës, Atletico Madrid, ka mposhtur me rezultat 2-0 kampionin e evropian dhe botëror, Real Madrid, në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales të Kupës së Mbretit.

Nuk kanë qenë vetëm golat por edhe loja ka treguar një dominim të Atleticos.

Raul Garcia shënoi i pari në minutën e 58-të duke realizuar nga penaltia, ndërsa për 2 me 0 u përkujdes Gimenezi, që me kokë shënoi 20 minuta më vonë.

Vlen të theksohet se në fitoren e Atleticos debutoi edhe Fernando Torres, ndërsa te Reali mungoi Cristiano Ronaldo që takimin e nisi në minutën e 63-të.

Takimi i kthimit mes dy skuadrave madrilene zhvillohet javën e ardhshme në Santiago Bernabeu, ndërsa rezultati sotëm favorizon Atleticon. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori