Atletico Madridi mposht Cadiz dhe i afrohet kreut (VIDEO)
Atletico Madrid ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme ndaj Cadizit, e vlefshme për xhiron e nëntë të La Liga-s.

Skuadra vendase fitoi me rezultat bindës 4 – 0.

Pas vetëm tetë minutave loëj Joao Felix zhbllokoi rezultatin, derisa Llorente në minutën e 22-të dyfishoi shifrat, me të cilat skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, "Los Rijoblancos" realizuan prapë përmes Luis Suarez në minutën e 51-të dhe fitorja u vulosi nga portugezi Felix në minutat shtesë (90+1).

Pas kësaj fitore, Atletico ngritët në pozitën e dytë me 17 pikë, derisa Cadiz renditët në vendin e gjashtë me 14 pikë.
Shtuar më 07/11/2020, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori