Atletico merr kryesimin e La Ligës (VIDEO)
Atletico Madrid ka fituar 1:0 kundër Malagas duke rrëmbyer kështu edhe vendin e parë në La Liga.

Kjo pasi Barcelona ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e vet të kësaj jave të cilën e luan në Camp Nou përballë Gijonit.

Për Atleticon golin e vetëm e shënoi Correa në pjesën e dytë të takimit.

Atletico kryeson aktualisht me 82 pikë, ndjekur nga Reali me 81 dhe Barça me 79.

Barcelonës i duhet fitorja sonte përballë Gijon me qëllim që të rikthehet në kryesim. /Albeu.com/
Shtuar më 23/04/2016, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori