Babai i Januzajt sqaron gjithçka: Adnani kurrë nuk ka marrë ftesë nga Shqipëria
Adnan Januzaj, futbollisti me origjinë shqiptare, i cili luan për kombëtaren e Belgjikës, para pak kohësh, kishte thënë se ka lindur në Belgjikë dhe ndihet belg.

Deklarata e tij ka bërë një bujë të madhe tek tifozët shqiptarë. Ndërkohë, është babai i tij Abedin Januzaj, që ka dhënë një intervistë për Lajm TV dhe ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë Adnani dhe se cili ka qenë qëllimi i tij.

Ai zbulon se djali i tij nuk kishte marrë asnjëherë ftesë nga Shqipëria, dhe se nuk ndihet tradhtar, por krenarë me sukseset e djalit të tij.

Abedin Januzaj, tregon edhe për golin spektakolar të Januzajt kundër Anglisë, për shanset e Belgjikës kundër Brazilit dhe rikthimin e mundshëm të Adnan Januzajt tek Manchester Unitedit. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori