Bakaj fantastik, shënon dopietë në Bjellorusi (VIDEO)


Elis Bakajt nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasi shkëlqeu në fazën përgatitore me Shakthyor Soligorsk në Turqi, sulmuesi shqiptar ishte përcaktues edhe në ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit me skuadrën e tij.

Bakaj realizoi dy herë në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Bjellorusisë mes Shakthyor Soligorsk dhe Belshinas, duke udhëhequr të tijët drejt fitores së thellë me shifrat 5-0 që i hipotekon kualifikimin në gjysmëfinale ekipit nga Soligorsku.

Bakaj realizoi në fundin e pjesës së parë golin e dytë të ndeshjes dhe në minutën e 59-të golin që i çoi shifrat në 3-0.

Me këto dy finalizime Bakaj arriti kuotën e 14 golave me fanellën e Shakthyor Soligorsk mes kampionatit, Kupës së Bjellorusisë dhe kualifikueseve të Europa League.
Shtuar më 10/03/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori