Bale feston kualifikimin në EURO 2020 duke u tallur me Real Madridin (VIDEO)
Pas fitores 2-0 ndaj Hungarisë, Uellsi siguroi kualifikimin në Kampionatin Europian.

Gareth Bale së bashku me lojtarët e tjerë e festuan këtë sukses të përfaqësueses uellsiane.

“Uellsi, golfi, Madridi. Në këtë radhitje”, shkruhej në flamurin me të cilin festoi Gareth Bale, duke nënkuptuar se për uellsianin edhe golfi është më i rëndësishëm sesa Real Madridi.

Kujtojmë që golfi është loja e preferuar në kohën e lirë të Gareth Bales, ndërsa shpesh tifozët e Real Madridit e kanë "thumbuar" këtë pasion të uellsianit.

Bale nuk ka luajtur për “Los Blancos” që kur pësoi dëmtim gjatë muajit tetor, por ai është rikuperuar në kohë për t’u kthyer në skuadrën e Uellsit sërish për ndeshjet kualifikuese të nëntorit.

“Unë përfundimisht jam më i entuziazmuar kur luaj për Kombëtaren e Uellsit”, tha në një intervistë ish-ylli i Tottenhamit.

“Unë kam qenë me shumicën e lojtarëve më në moshë që kur kemi luajtur në Kombëtaren U17. Është sikur të luash me shokët e tu në park një të diel. Është shumë normale”.

“Me Uellsin, unë e flas gjuhën time dhe ndihem më rehat. Por, kjo nuk e ndryshon apo ndikon atë që unë e bëj në fushën e lojës. Unë gjithmonë e jap 100 përqindëshin tim kudo që jam, këtë e kam synim gjithmonë”, përfundoi Bale.
Shtuar më 20/11/2019, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori