Balotelli debuton me gol, por Marseille humb përballë Lille (VIDEO)
Mario Balotelli debutoi me gol te Marseille, por skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-2 përballë Lilles.

Miqtë zhbllokuan rezultatin në shtesën e pjesës së parë me anë të sulmuesit Pepe, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Pjesa e dytë u ndërpre në minutën e 57′, pasi një fishekzjarr shpërtheu pranë futbollistëve të Marseilles, por rifilloi pas disa minutash.

Megjithatë nervozizmi ishte i qartë te vendasit, pasi Thauvin ndërhyri ashpër në mesin e fushës duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Në minutat shtesë ishte Pepe që dyfishoi shifrat për Lillen, ndërsa më pas Balotelli shënoi pas një krosimi nga këndi, një gol që vlejti vetëm për statistikë.
Shtuar më 26/01/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori