Sikur të mos mjaftonin polemikat e ditëve të fundit për sjelljen e Mario
Balotellit në Firence, një tjetër
gjest provokues mbërthen bomberin italian pikërisht në transfertën e "Artemio Francchit". Në përfundim të nxemjes përpara startit të takimit, lojtari shtiret
sikur do të gjuajë me top trajnerin e Fiorentinës, Vincenzo Montella.
Pamjet e filmuara nga një kamer jo zyrtare e takimit, tregojnë momentin e këtij
gjesti ku tekniku i skuadrës toskane e shikon gjestin duke e shoqëruar hyrjen e
Balotellit në tunel me një buzëqeshje.
Sulmuesi i Milanit është dënuar me tre ndeshje pezullim për shkak të frazave ofenduese ndaj arbitrit të portës. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013,
ora 17:04