Manchester United është ndalur në një barazim 1-1 në fushën e
Swansea City në javën e 18 të Premier League-s. Skuadrës së Sir Alex Ferguson nuk i mjaftoi goli i munutës së 15 shënuar nga Patrick Evra duke humbur një mundësi të mirë shkëputjeje nga ndjekësit më të afërt pasi reagimi i
vendasve ishte shumë i shpejtë duke arritur të barazojnë shifrat në minutën e 29 me anë të kryegolashënuesit Michu.
Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” nuk mundën të gjejnë dot golin e avantazhit kjo falë mbrojtjes shumë të mirë të
vendasve.
Me këtë barazim
Manchester United shkon në kuotën e 43 pikëve, 4 më shumë se
Manchester City i vendit të dytë, ndërsa
Swansea në kuotën e 24 pikëve në vend të 11. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012,
ora 15:30