Barça B-Indonezi U19, Suarez shënon pas 13 minutash (VIDEO)
Pëlqej
Sapo është mbyllur pjesa e parë e miqësores mes Barcelona B dhe kombëtares U19 të Indonezisë. Në ekipin e dytë blaugrana janë aktivizuar edhe dy blerjet e verës: Thomas Vermaelen dhe Luis Suarez dhe që të dy kanë mundur të shënojnë nga një gol.

Ish mbrojtësi i Arsenal zhbllokoi rezultatin në minutën e 6, ndërsa pas 7 minutash realizoi edhe sulmuesi uruguajan pas asistit të Haliloviç.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 3-0 për Barcelona B. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori