Barça, ja talenti që do të zëvëndësojë Suarez (VIDEO)
Pëlqej
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv la në fuqi vendimin e FIFA-s për të dënuar Luis Suarez me 4 muaj dhe 9 ndeshje pezullim nga Kombëtarja. Për këtë arsye por edhe pas largimit të Deulofeut te Sevilla tekniku i Barcelonës Luis Enrique duket se e ka gjetur zëvëndëuesin e uruguajanit brenda "La Masia"-s.

Munir el-Haddadi Muhammed pritet të jetë zëvendësuesi i parë në sulmin e Barcelonës deri në tetor, kohë kur kthehet edhe "El Pistolero", shkruan katalanasja "El Mundo Deportivo".

Munir luajti në dy miqësore me Barcelonën duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist.

Munir është i datëlindjes 1 shtator 1995 dhe pritet të jetë një prej yjeve të ardhshëm të Barcelonës dhe jo vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori