Barca ngushton diferencën me Realin (VIDEO)
Guardiola në njërën anë jep deklarata kue deklaron veten të "dorëzuar" ndërkohë në anën tjetër fitoret e fundit dhe ngushtimi i diferencës së pikëve e Realin, në fakt tregojnë diçka tjetër.

Me fitoren e sotme me rezultat 5-3 kundër Granadas në Camp Nou, Barcelona vazhdon t'i bëjë presion Realit në garën për titullin e La Ligas.


Goli i parë erdhi nga Xavi Hernandez që në minutën e 4-të ndërsa leo Messi dyfishoi epërsinë në minutën e 17-të.

Në gjysmën e dytë, Maniz shënoi golin e parë për Granadan (55’) ndërsa Guilherme Siqueira e barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 62-të.

Në minutën e 67-të Lionel Messi riktheu epërsinë e Barcelonës duke shënuar golin e tij të 233-të me fanellën blaugrane, duke thyer kështu rekordin e Cesar Rodriguez dhe duke shkruar historinë.

Në minutën e 82-të sërish shënuan blaugranët por këët herë përmes Tello.

Në minutën e 86-të, Messi kompletoi het-trikun e tij me golin e 34 në La Liga gjatë këtij edicioni.

Goli i fundit i ndeshjes ishte ai i Guilherme Siqueiras për Granadan, i shënuar në minutën e 89-të. /albeu.com/


Shikoni golat:


Shtuar më 20/03/2012, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori