Barça, Vermaelen nuk parkon dot (VIDEO)
Pëlqej
Thomas Vermaelen nuk mund të jetë ende gati për Barcelonën për shkak të dëmtimit por kjo nuk e pengon mbrojtësin belg të ndjekë nga afër ndeshjet e skuadrës së tij të re. Ish lojtari i Arsenalit ishte dje në "Camp Nou" për të parë takimin Barcelona-Athletic Bilbao, por nëse në fushë gjithçka u bë e lehtë për Barçën, jashtë fushe nuk ka qënë kështu për Vermaelen.

Qëndërmbrojtësi belg ka patur probleme me parkimin e tij dhe për t'ia arritur kësaj i është dashur ndihma e punonjësve të sigurisë dhe të tifozëve katalanas që prisnin jashtë stadiumit. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori