Barcelona çmend tifozët! (VIDEO)
Edhe atëherë kur thuhet që Barcelona nuk është në formë, ajo arrin të shënojë 7 gola në një ndeshje edhe atë kundër një skuadre si Bayer Leverkusen.

Plot 5 gola të shënuar nga Lionel Messi dhe dy nga Cristian Tello kanë ndezur atmosferën në Camp Nou.

Gjithçka filloi nga Messi i cili shënoi i pari në minutën e 25-të. Dhe më pas pasuan edhe dy gola të tij, në minutën e 43 dhe 50-të.

Pesë minuta më vonë, Tello shënoi për 4-0 (55’) ndërsa pas tre minutaash sërish rikthehet me gol Messi për 5-0 (58’).

Në minutën e 62-të, sërish shënon Tello ndërsa "kapakun" ja vë Messi në minutën e 85-të duke shënuar golin e pestë personal.

Në fund të të ndeshjes edhe gjermanët arritën të shënojnë golin e nderit përmes Karim Bellarabi, duke vulosur rezultatin përfundimtar 7-1.

Me rezultat të përgithshëm 10-2, Barcelona kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /albeu.com/


Shikoni golat:

Shtuar më 07/03/2012, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori