Barcelona e ka nisur me barazim vitin 2017 në La Liga. Pas humbjes në Kupën e Mbretit nga Athletic Bilbao, katalunasit tani kanë barazuar në Ligë me
Villarrealin, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1.
Për
Villarrealin shënoi Nicola Sansone, në minutën e 50’të të ndeshjes. Derisa Leo Messi shpëtoi Barcelonën nga humbja duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 90’të, për rezultatin përfundimtar 1:1.
Barcelona ka grumbulluar 35 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë, pesë më pak se
Real Madridi, por që Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe diferenca mund të shkojë në tetë pikë./Albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017,
ora 22:38