Barcelona fiton ndaj Sociedadit, Iniesta jep lamtumirën mes lotësh (VIDEO)

Pëlqej
Barcelona ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Real Sociedadin në "Camp Nou", ndeshje që nuk kishte vlerë, pasi të gjithë prozhektorët ishin vetëm tek Andres Iniesta.

34 vjeçari ka gëzuar një karrierë fantastike me Barcelonën, duke fituar 32 trofe, dy prej tyre këtë sezon.

Golin e tri pikëve për Barcelonën, që e mbylli sezonin me 93 pikë, 17 më shumë se Reali në vendin e tretë, e realizoi Philippe Coutinho në pjesën e dytë. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori