Barcelona fiton Superkupën e Katalunjës (VIDEO)
Barcelonës i janë dashur minutat shtesë për të mposhtur Espanyolin dhe për të fituar Superkupën e Katalunjës. Djemtë e Luis Enriques kaluan të parët në avantazh në minutën e 15 me golin e Gerard Pique, por katalanasit e vegjël barazuan gjithçka në minutën e 51 me autor Anaitz Zabala Arbilla.

Pas përfundimit të 90 minutave të rregullta u desh koha shtesë por as ajo nuk solli asnjë ndryshim, kështu që skuadrat iu drejtuar 11-metërshave.

Këtu Barcelona u tregua më e saktë duke triumfuar në fund me rezultatin 4-2. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori