Barcelona i tregon vendin Lyonit (VIDEO)
Barcelona shpartalloi 5-1 francezët e Lyon të cilët erdhën jo më pak pretendime këtë ndeshje pasi kishin mar një rezultat që i jipte mjaft shanse këtë ndeshje.

Por Barça nuk e vuri për asnjë moment në dyshim ndeshjen duke i treguar se ai rezultat në Francë ishte thjesht rastësi.

Serinë e golava e hapi kapiteni Leo Messi që ekzekutoi në stilin panenka një penallti në minutën e 15’ më pas do të ishte braziliani Coutinho që do të shënonte golin e dytë në minutën e 31’ duke lënë pas krahëve zërat e një largimi të mundshëm të tij nga Barcelona.

2-0 do të përfundonte pjesa e parë për tu rikthyer në të dytën ku Lyon do ndizte një shkëndi në minutën e 58’ me Tousart i cili do ta ruante mjaft mirë topin në zonë për ta dërguar më pas në rrjetë.

Në çastet kur Lyon po shpresonte për një gol të dytë që do ti kalonte ata në fazën tjetër vjen koha e Messi Show i cili mer përpara mbrojtjen e Lyon godet duke mposhtur edhe portierin për 3-1.

Pa mbaruar gëzimi i golit të 3-të vjen goli i 4-tët nga Pique i cili bën rolin e sulmuesit duke u gjendur në zonën kundërshtare pas një kundërsulmi të Barcelonës.

Goli që vulosi gjithçka do të vinte në minutën e 85’ nga ylli Dembele i cili dëshmon edhe njehrë formën fantastike që po kalon. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori