Barcelona merr hak kundër Juventusit (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona ka mundur Juventusin me rezultat 3 me 0 në Camp Nou, për t’u hakmarrë për eliminimin nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar.

Në formë të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të grupeve ishte Leo Messi që dhuroi spektakël sonte në Camp Nou, duke realizuar dy gola.

Në listën e golashënuesve në këtë takim ishte edhe Ivan Rakitic.

Juventusi në gjysmëfinale të sezonit të kaluar kishte eliminuar Barcelonën, por “Zonja e Vjetër” u mposht në finale të kësaj gare nga rivali i përbetuar i Barçës, Real Madridi. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori