Barcelona ka marrë një fitore të thellë dhe të lehtë në udhëtim te Ferenvaros me
rezultat 3-0 në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin G në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Ronald Koeman, edhe pse pa yllin kryesor të ekipit, Lionel Messi, arriti ta vazhdojë serinë e qind për qind të fitoreve, duke shkuar në 15 pikë nga pesë ndeshje.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të katalunasve, të cilët përfunduan punën e fituesit duke shënuar tri
gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave dhe ishte Antoine Griezmann, i cili shënoi një gol të bukur me thembër për 0-1 pas asistimit të Jordi Alba.
Barcelona arriti të shënojë edhe dy
gola tjerë të shpejtë me anë të Martin Braithwaite (20’) për 0-2 pas asistimit të Ousmane Dembele, ndërsa francezi në minutën e 28-të shënoi vet për 0-3.
Në pjesën e dytë, përsëri ishte
Barcelona, e cila krijoi më shumë raste dhe menaxhoi lojë drejt fitores së radhës në grupe.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta shifrat mbeten të pandryshuara dhe
Barcelona fitoi në fund me
rezultat të pastër 3-0.
Pas kësaj fitore,
Barcelona ka 15 pikë në vendin e parë apo tri më shumë se Juventusi i dyti me 12 pikë, ndërsa Ferencvaros i katërti me vetëm një pikë.
Në ndeshjen e fundit të grupit,
Barcelona pret Juventusin.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 22:54