Barcelona shumë afër titullit (VIDEO)
Messi
Barcelona ka mposhtur Real Betisin me rezultat 4-2 në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Cam Nou duke iu afruar edhe më shumë titullit të La Ligas.

Të parët shënuan mysafirët të cilët hestën tifozët në Cam Nou që në minutën e dytë përmes Dorlan Pabon.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Alexis Sanchez, i cili shënoi në minutën e 9-të pas krosimit të Iniestas, 1-1.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Ruben Perez shënoi për 2-1 duke bërë që Betisi të shkonte në pushim me epërsi.

Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona filloi me sulmet. Në minutën e 56-të David Villa barazoi për 2-2 ndërsa pas golit në lojë u fut edhe Lionel Messi.

Katër minuta pas futjes në lojë (60’), Messi ktheu epërsinë në favor të vendasve, 3-2.

Në minutën e 71-të, Messi shënoi edhe golin e dytë personal duke i siguruar fitoren Barcelonës.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është 11 pikë para Real Madridit ndërsa i nevojitet vetëm një fitore që matematikisht të shpallet kampion i Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 00:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori