Barcelona tallet me Celta Vigon, dhe kualifikohet në çerek-finale të Copa del Rey (VIDEO)
Barcelona është tallur me Celta Vigon në ndeshjen që u zhvillua në “Camp Nou”, duke e mposhtur 5-0, për t’u kualifikuar në çerekfinale të
Copa del Rey.
Katër gola u shënuan që në pjesën e parë, ku shkëlqeu Lionel Messi me dy gola të shënuar brenda dy minutave.
Argjentinasi
realizoi në minutat 13’-të dhe 15’-të, Jordi Alba 18’-të dhe Luis Suarez 31’-të, kurse për të dërguar shifrat në 5-0 në këtë ndeshje dhe 6:1 të përgjithshëm nga dyja sfidat,
realizoi Ivan Rakitic në minutën e 87’të.
Pas kësaj fitore të madhe
Barcelona kualifikohet për në çerek-finale të
Copa del Rey.
Shorti për çerekfinale të Kupës së Mbretit do të hidhet të premten nga ora 12:30.
Shtuar më 11/01/2018,
ora 23:43