Barcelona vazhdon sigurtë (VIDEO)
Njëjtë si Reali i Madridit, edhe Barcelona sonte është kthyer nga disavantazhi prej një goli, për të shënuar fitore.

Në takimin e sotëm kundër Sevillas në Camp Nou, Barcelona fitoi me rezultat 2-1.

Të parët shënuan mysafirët përmes Botias në minutën e 42-të.

Barazimi erdhi në fillimin e pjesës së dytë. Pas një harkimi të Daniel Alves, David Villa barazoi për 1-0 në minutën e 52-të.

Epërsinë e Blaugranëve e siguroi Lionel Messi në minutën e 60-të, duke i siguruar kështu Bracelonës 3 pikë të reja.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është 15 pikë para Atletico Madrid dhe 16 pikë para Real Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2013, ora 00:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori