Bayern mposht Leverkusenin dhe kalon në gjysmëfinale (VIDEO)
Ndeshje e vështirë për Bayern Munichun, por që pas zgjatjeve dhe gjuajtjespenalltive ka arritur të marrë atë që ka dashur.

Bayern ka shënuar fitore kundër Bayer Leverkusenit në ndeshjen çerekfinale dhe ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të DFB Pokal.

Pavarësisht shanseve në të dyja anët, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë gjatë kohës së rregullt dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Por, edhe në vazhdime portat ngelën të paprekura.

Gjatë gjuajtjespenalltive, më të saktë në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave ishin futbollistët e Bayern Munichut.

Krahas Bayern Munichut, Arminia Bielefeldi, Borussia Dortmundi dhe Wolfsburgu janë gjysmëfinalistët tjerë.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me 28 dhe 29 prill ndërsa do të hidhet nesër (9 prill). /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori