E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Bayern barazon, Dortmund fiton bindshëm (VIDEO)
Pasi Bayern Munichu i humbi dy pikët e para të sezonit të ri të Bundesligës, Borussia Dortmundi u përgjigj duke i fituar që të tria pikët në ndeshjen kundër Augsburgut, në të cilën triumfoi me rezultat 5:1.

Dortmundi e kishte nisur edhe sezonin e kaluar të Bundesligës më mirë sesa Bayerni, duke e mbajtur kreun e ligës për shumicën e pjesës së parë të sezonit. Mirëpo, një krizë e vogël në skuadër i kishte mjaftuar Bayernit për ta rrëmbyer pozitën e parë dhe titullin e kampionit.

Këtë sezon, skuadra e Lucien Favre do të tentojë të mos e lejojë një gjë të tillë të ndodhë sërish. Djemtë e tij e arritën qëllimin e tyre të parë me sukses, përkundër që ndeshjen e nisën me hapin e gabuar.

Qysh në minutën e parë të lojës, Dortmundi pësoi gol, pasi që një kombinim i mirë mes Mads Valentin Pedersen dhe Florian Niederlechner rezultoi në gol për Augsburgun.

Megjithatë, pas këtij goli gjithçka shkoi siç duhet për skuadrën e Dortmundit, të cilët arrijnë t’i shënojnë pesë gola në minutat në vazhdim – një në pjesën e parë (Paco Alcacer 3’) dhe katër në pjesën e dytë (Jadon Sancho 51’, Marco Reus 57’, Alcacer 59’ dhe Julian Brandt 82’).

Në këtë ndeshje shkëlqyen pikërisht Aalcacer dhe Xitsel, megjithatë edhe Sancho e Reus ishim mbresëlënës. Në anën tjetër, portieri i Augsburgut, Tomas Koubek, nuk bëri mjaftueshëm, edhe pse as mbrojtja para tij nuk ishte në formë të mirë.

Në xhiron e radhës të Bundesligës, Dortmundi do të përballet me Kolnin, më 23 gusht, ndërsa Augsburgu e zhvillon ndeshjen me Union Berlinin ditën vijuese.
Shtuar më 17/08/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori