Bayern-Barça, ja ç'ndodhte jashtë "Allianz Arena-s" (VIDEO)
Bayern uber alles. Që Bayern Munchen të fitonte kundër Barcelonës ishte diçka e pritshme duke parë ecurinë dhe formën e bavarezëve këtë sezon, por që Messi me shokë të pësonin një humbje 4-0 në "Allianz Arena" këtë nuk e priste as tifozi më fanatik i Bayern.

Mbrëmja e së martës në Mynih ka qënë në festë e vërtetë. Me stadiumin që nuk plotësonte dëshirat e miliona tifozëve, sheshet kryesore të Bavarisë u kthyen në një stadium të dytë ku mijëra fansa dolën për të ndjekur në grup supersfidën dhe në fund të ndajnë së bashku gëzimin.

Nga pamjet që mund të shohim më sipër kuptohet qartë se futbolli në Gjermani është një festë. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori