Bayern gjen fitoren e dytë radhazi në Champions (VIDEO)
Bayern Munich fiton edhe ndeshjen e dytë në grup në Champions League dhe tashmë kryeson me 6 pikë të plota.

Skuadra e Hansi Flick ka dominuar në Rusi ndaj Lokomotiv Moskës, edhe pse në pjesën e dytë në disa momente ka vuajtur, por që ekipi vendas nuk ishte shumë i rrezikshëm.

Pas golit të pjesës së parë të realizuar nga Goretza, pas minutës së 70-të do të vinte goli i Miranchuk.

Por, menjëherë reagimi bavarez me Kimmich që gjeti një supergol.
Shtuar më 27/10/2020, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori