Bayern Munich fiton me rezultatin minimal ndaj Leipzigut (VIDEO)
Bayern Munich ka fituar me rezultatin minimal 1-0 kundër Leipzigut në "Allianz Arenna", ndeshje e vlefshme për kampionat.

Pjesa e parë përfundoi me një dominim të Bayernit, por që nuk pati gola.

Në pjesën e dytë Bayern sulmoi më shumë por nuk mund të shënonte, pavarësisht se disa herë ishte përballë portierit Peter Gulaski.

Por goli erdhi në minutën e 83' me anë të Ribery që trullosi mbrojtjen e mysafirëve për të shënuar golin e fitores.

Me këtë fitore, Bayern ngjitet në kuotën e 33 pikëve, gjashtë më pak se Dortmundi i vendit të parë. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2018, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori