Bayern Munich kalon pa vështirësi Crvena zvezdan (VIDEO)

Ashtu siç pritej, Bayern Munich e mundi pa shumë vështirësi Crvena Zvezda edhe pse priti gjatë për të shënuar rezultat të thellë.

Përkundër dominimit dhe rasteve të shuma, kampioni gjerman e gjeti golin e epërsisë vetëm në minutën e 34-të, kur Kingsley Coman realizoi pas asistimit të Ivan Perisic.

Skuadra e Niko Kovac e la për dhjetë minutat e fundit për të shënuar dy herë të tjera.

Robert Lewandowski në minutën e 80’ dhe Thomas Muller në minutën e 90’ shënuan edhe dy herë të tjera për 3:0 për Bayernin kundër klubit serb.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B të zhvilluar sot më herët, Tottenham Hotspur barazoi 2:2 me Olympiacos.
Shtuar më 18/09/2019, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori