Bayern Munich kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë (VIDEO)
Bayern Munich ka mposhtur sonte Hertha Berlinin me rezultatin 2-3 në "Olympiastadion" dhe është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Të parët në avantzh kaloi Hertha me golin e mbrojtësit Mittelstadt në minutën e 3'.

Bayern Munich reagon shpejt dhe mbas 4 minutash Gnabry barazon shifrat.

Në fillim të pjesës së dytë Bayern përmbys rezultatin po me golin e talentit, Serge Gnabry.

Vendasit nuk dorëzohen dhe barazojnë rezultatin në minutën e 67' me golin e futbollistit Selke.

Deri në fund të dyja skuadrat nuk shënuan më dhe sfida shkoi në kohën shtesë prej 30 minutash.

Në minutën e 98' Coman shënon golin e kualifikimit të bavarezëve .

Kështu skuadra e Niko Kovac është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori