Bayern Munich mposht Werder Bremen dhe marshon drejt titullit (VIDEO)

Bayern Munich e ka mposhtur 4:2 Werder Bremenin në “Allianz Arena”.
Bayerni i shënoi katër gola Werderit.

Në letër ishte sfidë e lehtë për bavarezët, por në realitet nuk ishte pasi mysafirët njëherë ishin në epërsi dhe njëherë tjetër barazuan shifrat në 2:2, por Lewandowski dhe Muller ishin në super formë të mirë, duke i arkëtuar Bayernit tri pikët e arta.

Robert Lewandowski (63’ dhe 76’) në të dy herët shënoi golat e epërsisë si dhe Thomas Muller (41’ dhe 84’) shënuan për vendasit ndërsa për mysafirët realizuan Jerome Gondorf në minutën e 25’ dhe autogol nga Niklas Suele 74’.

Pas kësaj fitore, Bayerni kryeson renditjen me 16 pikë diferencë me vendin e dytë që është Bayer Leverkusen, ndërsa Werder Bremen në vendin e 16-të me 16-të pikë. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2018, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori