Bayern Munich shpartallon Besiktasin, prek çerekfinalen (VIDEO)

Pëlqej
Bayern Munich ka fituar bindshëm ndaj turkëve, Besiktas duke i shënuar 5 gola në "Allianz Arena", ndeshje e 1/8-tave në UEFA Champions League.

Bayern shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë, pasi Besiktas nga minuta e 16'-të ishte me një lojtar më pak pas largimit me të kuq të Domogoj Vida.

Golat për Bayernin i shënuan Muller (43' & 66'), Coman (53') dhe Robert Lewandowski (Lewandowski (79' & 88').

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas tre javësh në stadiumin e Besiktasit. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori