Bayern vazhdon më tej (VIDEO)
Franck Ribery
Bayern Munich ka shkëlqyer në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve duke mposhtur Olympique de Marseille me rezultat 2-0. Takimi i parë i zhvilluar në Stade Velodrome përfundoi me rezultat 2-0 në favor të bavarezëve, ndërsa pas fitores në Allianz Arena, ata kualifikohen në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 4-0.

Ivica Olic realizoi dy herë në pjesën e parë (13’ dhe 37’), ndërsa asistues ishin Franck Ribery dhe David Alaba.

Sipas të gjitha gjasave, Bayern Munichu do të luajë në gjysmëfinale kundër Real Madridit. /albeu.com/


Shikoni golat:

1-0


2-0
Shtuar më 03/04/2012, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori