Bavarezët rikthehen në Ligën e Kampioneve pas ndeshjes eleminatore të luajtur në ditën e sotme në Zurich të Zvicrës. Bayern Munchen ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.
Ka qenë Gomez me golin e tij që në minutën e 7' të takimit duke shuar plotësisht shpresat e kampionëve të Zvicrës.
Bayern Munchen më këtë fitore arrin kualifikimin për në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve për sezonin e ri.
Po ashtu edhe ekipi spanjoll i Villarrealit është kualifikuar pasi fitoi në ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-0 duke u kualifikuar pasi në ndeshjen e parë kishte humbur me rezultatin 1-0 në Danimarkë përballë Odenses. /albeu.com/
Shikoni golin:
http://videa.hu/videok/sport/zur-0-1-bay-bWuYHUeycy33sq1r" title="Zur 0-1 Bay">szólj hozzá: Zur 0-1 Bay