Bayerni mposht rusët e Rostovit (VIDEO)
Bayerni Munich në përballje me ekipin rus Rostov, ka shënuar sonte fitore me rezultat të thellë 5-0.

Dy golat e parë janë shënuar në gjysmë lojën e parë të ndeshjes, dhe tre tjera janë shënuar në gjysmën e dytë të këtij takimi.

I pari për Bavarezët ka shënuar Lewandovski në minutën e 28, derisa në minutat shtesë topin në rrjetën e Rostov e ka futur Muller.

Pjesa e dytë ka filluar furishëm nga ekipi më i madh gjerman, ku mesfushori Kimmich tundi rrjetën e ekipit rus dy herë radhazi, në minutën e 53 respektivisht në minutën e 60.
Bernat shënoi golin e pestë me Bernat.

Ekipi Bavarez ka qene superior gjatë gjithë kohës, duke krijuar raste të shumta, një pjesë e të cilave edhe u realizuan suksesshëm.

Në këtë grup Atletico ka shënuar fitore si mysafirë i PSV-së me rezultat 0-1. /Albeu.com/
Shtuar më 13/09/2016, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori