Bayerni nuk njeh limeti, "shkel" Frankfurtin (VIDEO)
Bayern Munich ka shënuar një tjetër fitore të thellë në Bundesliga.

Kampionët e Bundesliga, Bayern Munich, kanë shënuar fitore me rezultatin 5:0, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt.

Robert Lewandowski ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar tri gola, për të vendosur edhe një rekord në Bundesliga, me 11 gola në pesë ndeshjet e para.

Lewandowski shënoi në minutat 10’, 26’ dhe 60’.

Rezultatin final në këtë takim e vulosën Leroy Sane, me golin e shënuar në minutën e 72’ dhe Leon Goretzka me golin e minutës së 90′.

Bayern shkon kështu në kuotën e 12 pikëve, kurse Frankfurt mbetet me 8 pikë.
Shtuar më 24/10/2020, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori